Në javët e fundit, dy gjenerata nga interneti janë përplasur në video dhe komente në TikTok për emojin e shumëpërdorur.

Bëhet fjalë për emojin i cili tregon “fytyrën duke qeshur me lot”, transmeton rtv21.tv.

“Unë përdor gjithçka përveç atij emoji-t”, tha 21-vjeçari Ëalid Mohammed për CNN Business.

“Unë ndalova së përdoruri atë sepse pashë njerëz të moshuar duke e përdorur atë”, tha tutje ai.

Për shumë njerëz emoji është bërë një zëvendësim popullor për përcjelljen e të qeshures.

17- vjeçari Xavier Martin e quajti atë emoji “të butë” dhe tha se mosha e tij e përdorin atë.

Një emoji i ngjashëm, i quajtur “Rolling on the Floal Laughing” (🤣), gjithashtu nuk është më në modë.

“Fytyra me lot gëzimi”, emri zyrtar për emoji, aktualisht është emoji më i përdorur në Emojitracker, një faqe në internet që tregon përdorimin në kohë reale të emoji-ve në Twitter.

“Lotët e gëzimit ishin viktimë e suksesit të vet”, tha Gretchen McCulloch, një gjuhëtare në internet.

“Nëse ju tregoni të qeshura dixhitale për vite në të njëjtën mënyrë, ajo fillon të ndihet e pasinqertë. … Hiperbola lodhet përmes përdorimit të vazhdueshëm”, tha ajo.

Ndonjëherë adoleshentë dhe njëzet e ca përdorin emoji – si për të qeshur me lot për ironi, si për shembull duke dërguar gjashtë ose shtatë prej tyre me radhë te miqtë, për ta ekzagjeruar. Por, në përgjithësi, ky emoji është i ndaluar./21Media