Personat që janë të interesuar për të bërë termin në ambasadë për fillim të punësimit duhet të presin minimum gjashtë muaj

Personat që janë të interesuar për të bërë termin në ambasadë për fillim të punësimit duhet të presin minimum gjashtë muaj

Ambasada gjermane përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur vendimin të ri lidhur me kohën e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen fizike për vizë.

Sipas njoftimit, personat që janë të interesuar për të bërë termin në ambasadë për fillim të punësimit duhet të presin minimum gjashtë muaj. “Koha e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen faktike së kërkesës për vizë aktualisht është më shumë se gjashtë muaj. I lusim parashtruesit e kërkesave për këtë kategori vizash që brenda planifikimeve të marrin parasysh këtë gjendje”, njofton ambasada.

Ndërsa, sa i përket vizës nacionale, sipas njoftimit nga data 1 Shtator tarifa do të jetë 75 Euro, ndërsa për personat nën moshën 18 vjeçare 38 Euro.

Njoftohet se ambasada ka qenë e detyruar ta mbyllë listën e pritjes për këtë vit.

“Kërkesat për caktimin e një termini për viza për punësim sezonal tejkalojnë jashtë mase kontingjentin e terminëve. Prandaj ambasada është e detyruar ta mbyllë listën e pritjes për këtë kategori  të vizave për këtë vit. Shprehim keqardhje që jo të gjithë të interesuarit për punësim sezonal në gjermani do të kenë mundësinë të parashtrojnë një kërkesë për vizë”.

Ambasada ka bërë publik edhe orarin e ri të konsultimeve telefonike, që fillon nga muaji prill, ku të interesuarit mund të telefonojnë nga ora 13:00 deri në orën 16:00.