Përdorimi i tepërt i Instagramit dërgon në depresion

Përdorimi i tepërt i Instagramit dërgon në depresion

Bazuar në hulumtimet e revistës “The Royal Society of Public Health”, Instagrami është rrjeti social më i dëmshëm për shëndetin tuaj mendor.

Hulumtimet u bazuan në aplikacionet më të përdorura si: Youtube, Instagram, Twitter, Facebook dhe Snapchat, rezultojnë që rrjeti social Instagram është më i dëmshmi.

Hulumtuesit erdhën në përfundim se përdoruesit e këtij rrjeti social, janë shumë të zënë për të publikuar “foton perfekte”, të tyre, shkruan rtv21.tv

Kjo për arsye se imazhet e publikuara në këtë rrjet social, krijojnë përshtypjen që njerëzit që ju ndiqni, janë duke u kënaqur me jetën e tyre dhe çdo gjë është perfekte. Kështu që kur këta përdorues publikojnë imazhe nga përditshmëria e tyre, presin që të tjerët të pëlqejnë ato imazhe që postojnë. E në rastet kur këto imazhe nuk pëlqehen ashtu siç përdoruesit e kanë pritur, ky lloj reagimi i ndjekësve të tyre, mund t’i dërgojë edhe në depresion.

Personat që morën pjesë në këtë hulumtim, treguan që mënyra më e mirë për të përdorur këtë rrjet social, është nëse krijohet një link që ndërpret përdoruesit që kanë shfrytëzuar aplikacionin për një kohë të gjatë pandërprerë./21Media