Lamela jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit

Argjentinasi nuk është paraqitur për klubin e tij qysh nga një humbje në Kupë nga Liverpooli tetorin e kaluar

Ajo ndeshje do të jetë e fundit për këtë sezon, këtë kampanjë frustruese. Futbollisti i Tottenham Hotspur do të operohet në komblik, gjë që do ta lerë jashtë lojës së futbollit për sezonin aktual.

Eric Lamela do të operohet gjatë ditë së shtunë, pasi ka qenë jashtë fushave për më shumë se 5 muaj. Kjo do të thotë se ai do të humbë 10 ndeshjet e mbetura në Premier Ligë, shkruan rtv21.tv.

25 vjeçari që ishte transferuar nga Roma në vitin 2013 kishte arritur të zinte vendin në formacionin startues të Mauricio Pochettinos deri sa ndodhi kjo që ia pamundësoi futbollistit të luante.

Spurs gjenden në vendin e dytë me 10 pikë prapa Chelseas, dhe me kualifikimin për Ligën e Kampionëve shumë afër./21Media

Back to top button