Trajneri i Chelseas, Frank Lampard konfirmoi mungesën e Christian Pulisic në ndeshjen e nesërme kundër Rennes në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lojtari në fjalë iu nënshtrua dje vizitave mjekësore dhe aty doli se ai ka dëmtuar muskulin e këmbës, por i cili, sipas Lampard, nuk është ndonjë gjë shumë serioze.

“Christian iu nënshtrua dje testeve mjekësore të cilat konfirmuan se lëndimin e tij. Ai nuk do të luaj nesër, por do të shohim pas kësaj. Ai është lojtar i rëndësishëm për ne dhe nuk duam të rrezikojmë.”, theksoi Lampard.