Poezi nga Fato Arapi

Lamtumirë
Marr me vete
djegie perëndimesh nëper muzgje të qeta,
silueta qiparisash nëper sfonde të murme
ullinjsh.
Dhe blloqet e hijeve të Cikes,
që përkunden netëve
mbi kostelacione yjesh Jonit perposht.
Lamtumirë.
Kudo që shkoj
jam një copëz peizazhi nga vendi im.