Grupi “Sytë” me vokaliste Nita Kaja kanë lansuar videoklipin e këngës “The end” (Fundi)

“Sytë”njihet si grup eksperimental, ata përpiqen që të sjellin një frymë muzikore r & b dhe soul karshi elementeve të muzikës tradicionale shqiptare që i kombinojnë.

E tillë është kënga “The end”, lansuar në muajin mars të këtij viti, si pjesë e albumit “Divine Computer”.

Kaja është përkujdesur për tekstin e këngës derisa klipi u realizua nga kompania “Wonder”.

Grupi i themeluar në vitin 2016 përbëhet nga Nita Kaja, Drin Tashi, Granit Havolli dhe Fatlind Ferati. /21Media