Komedia e re “Together Together”, me regji të Nikole Beckwith, paraqet aktorin Ed Helms i cili dëshiron të ketë një  fëmijë, dhe këtë e arrin përmes një gruaje në mënyrë surrogate. Rolin e kësaj gruaje e luan Patti Harrison. Filmi paraqet të dy personazhet të cilët gjatë filmit krijojnë afërsi. Ata e dine se po ashtu në mes tyre duhet të ketë kufi.

Lidhur me rolin në këtë film, aktori Helms për AP ka thënë se kur ka lexuar skenarin, edhe pse tregimi i është dukur i panjohur dhe unik në njëfarë mënyre, për të ishte atraktiv. Ai ka treguar se njeh famlje të cilët kanë fëmijë në mënyrë surrogate, por gjatë filmit ka pasur një përvojë më tepër personale, diçka që nuk ka parë më parë.

Aktorja Patti Harrison e cila paraqitet me rolin e gruas e cila duhet të lind fëmijën e Helms në mënyrë surrogate, është transeksuale. Ajo ka thënë se e vlerëson faktin se në këtë film u vlerësua për të luajtur këtë rol. Harrison ka thënë paraqitja me këtë rol, ku rreth saj ka pasur kujdes të veçantë, ka qenë sfidë për të.

Aktori Helms ka thënë se i preferon komeditë, dhe kjo është edhe arsyeja pse është angazhuar në këtë fushë. Ai ka thënë se kohët e fundit mendon se është pjekur në këtë drejtim, se dëshiron të provojë diçka tjetër, ndonjë zhanër tjetër të filmit, edhe pse akoma vazhdon të ketë atë dëshirën për role në komedi. Megjithatë sipas tij  tek personazhi i tij në Together Together ka sinqeritet, dhe disi është ndjerë si aktor më serioz.

Për AP ka folur edhe regjisorja Nikole Beckwith. Ajo ka treguar se qëllimi i saj me këtë skenar filmi ishte që të shkruante një tregim për dy persona të cilët arrijnë të kenë një ndikim të madh tek njëri-tjetri për një kohë të shkurtër. Sipas saj, pak nga lidhjet e dashurive zgjasin përgjithmonë, pra në shumicën e rasteve njerëzit që hyjnë në jetën tonë por shkojnë shpejtë, që do të thotë se kjo ndodh në realitet, dhe kjo edhe paraqitet në film.”

Filmi “Together Together” u lanasua në kinema me 23 prill ndërkaq në mënyrë digjitale do të lansohet me 11 maj 2021./21Media