Lansohet platforma për donacione online

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë mundëson një platformë të re

Sot u bë lansimi zyrtar i platforms për pagesa online i cili mundëson dhënien e donacioneve duke filluar nga shuma 1 Euro përmes web faqes së Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përmes platformës së tyre të e-commerce të pranojë donacione përmes pagesave online në faqen amchealth.org pa tarifa (falas), për të gjithë donatorët dhe filantropët të cilët dëshirojnë të mbështesin programet e shëndetësisëtë Fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’.

“Ky shërbim jo vetëm lehtëson procedurën e donacioneve për programet tona të shëndetësisë, por iu mundëson qytetarëve të japin donacione direkt nga llogaria e tyre bankare duke filluar nga shuma shumë të vogla, por që janë shuma shumë të rëndësishme për ne’, u shpreh Mrika Aliu, Drejtoreshë e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Sipas një komunikate për media donacionet përmes pagesave online do të sjellin një kulturë të re që thekson sistemin inovativ bankar në Kosovë, duke integruar gjithnjë e më shumë teknologjinë në shërbime dhe duke ofruar lirinë e transakcioneve në çdo moment, nga çdo hapësirë (Kosovë e Diasporë), dhe nga cilado platformë (kompjuter apo telefon mobil).

Ky shërbim është bërë i mundshëm për klientët individual, për bizneset dhe korporatat e ndryshme, dhe ofron të gjitha standardet dhe mekanizmat e sigurisë./21Media

Back to top button