Ibrahimovic këmbënguli se as ai vetë nuk e di çfarë do të ndodhë

Ibrahimovic këmbënguli se as ai vetë nuk e di çfarë do të ndodhë

Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga skuadra e Milanit pas vetëm 6 muajsh qëndrimi.

Sulmuesi 38-vjeçar që erdhi në dhjetor në Itali, ka shënuar katër gola në 10 ndeshje te rosonerët.

E përfundimi i kontratës në fund të sezonit, thuhet se kanë shtyer ish yllin e Juventusit, Interit, Barcelonës, PSG-së dhe Manchester Unitedit, të mendojë për të ardhmen e tij.

Por, Ibrahimovic këmbënguli se as ai vetë nuk e di çfarë do të ndodhë, sepse është duke i menduar mundësitë.

“Ta shohim. Nuk e di se çfarë dua. Diçka e re ndodh çdo ditë. Kush do ta kishte parashikuar këtë koronavirusin? Ne duhet thjesht të përpiqemi të jetojmë dhe ta shijojmë jetën”, tha sulmuesi suedez për Svenska Dagbladet.

Në fund ai ka thënë se nuk brengoset shumë, pasi që ai ka një familje për të cilën duhet të kujdeset.