Juventusi në krye me trajnerin Andrea Pirlo, ia kanë bërë të ditur Gonzalo Higuainit se ai nuk bën më pjesë në planet e klubit.

Tashmë të dy palët janë duke përshpejtuar veprimet në lidhje me zgjidhjen e kontratës.

Destinacioni i tij pritet të jetë “Major League Soccer”, tek Inter Miami.

Klubi i David Beckhamit është gati për të bërë një tjetër goditje të madhe pas Blaise Matuidi, sërish nga Zonja e Vjetër.