Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes është larguar vetura në të cilën u vra sot një person.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë.

Sipas policisë i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjës ndërsa policia afër vendit të ngjarjes ka gjetur një revole me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Policia për portalin rtv21.tv. ka konfirmuar se ka bastisur edhe banesën e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty./21Media