Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se reshjet intensive të shiut, vërshimet dhe breshëri, sot pasdite përsëri kanë përfshirë komunën e Rahovecit.

Ai ka thënë se zonat më të prekura nga breshëri janë Zaqishti, Retija, Hoça e Vogël, Brestoci, Nagaci dhe Krusha e Madhe.

“Krusha e Madhe aktualisht është duke u përballur edhe me vërshime, ku bashkë me drejtorin e bujqësisë, kryesuesin e Kuvendit Komunal, ekipet e emergjencave dhe bashkëqytetarë vullnetarë jemi ende në terren”, ka bërë të ditur Latifi.

Latifi ka thënë se nesër pritet të formohen komisione të veçanta të vlerësimit, pasi që dëmet më të mëdha janë në bujqësi e mbase edhe në amvisëri. “Po bëjmë çka është e mundur si komunë, dhe pas vlerësimit të dëmeve, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve”.

“Disa nga zonat që janë në pjesët e rrafshta dhe si pasojë e kullimit të ujit nga disa pjesë kodrinore, janë prekur nga vërshimet edhe disa nga kulturat bujqësore e sipërfaqe jo të vogla janë dëmtuar e nën ujë. Shpresojmë që reshjet do të ndalen dhe i t’i kthehemi normalitetit”, ka shkruar Latifi në Facebook./21Media

Rrebeshet intensive, vërshimet dhe breshëri, sot pasdite përsëri kanë përfshirë komunën e Rahovecit.Zonat më të…

Gepostet von Smajl Latifi am Mittwoch, 20. Mai 2020