Në këto gara Kosova po përfaqësohet nga tri garuese

Në këto gara Kosova po përfaqësohet nga tri garuese

Xhudistja nga Kosova Laura Fazliu ka arritur që ta mposht turken Minel Akdeniz, në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris të Francës.

Kosovarja në ndeshjen e ardhshme do të ndeshet me koreanen jugore Jan Hee Ju.

Në këto gara edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi mposhti algjerianen Faiza Aissahin.

Distria Krasniqi së bashku me Laura Fazliun e Nora Gjakovën është duke marr pjesë në Grand Slamin e Parisit. Këto gara kanë filluar sot dhe do përfundojnë të hënën më 10 shkurt. /21Media