Xhudistja kosovare, Laura Fazliu po vazhdon ëndrrën për medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Fazliu kaloi në çerekfinale të këtij kompeticioni pasi që në raundin e dytë mposhti holandezen Juul Franssen.

Fazliu, në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, e nisi raundin e parë kundër xhudistes gjermane Dena Pohl dhe e vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, duke e eliminuar holandezen Franssen.

Në çerekfinale, Fazliu e pret rusen Daria Davydova.