Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu ka fituar medalje të argjendtë në kampionatin evropian që po mbahet në Kroaci.

Për Fazliun është hap para në karrierë vendi i dytë në Evropian. Ajo vjet ishte e treta në Evropë për juniore, ndërsa kishte fituar edhe medalje të bronztë botërore.
Sot garoi edhe Arbër Kullashi (-81 kg), i cili arriti dy fitore, që vlerësohet sukses për të.

Laura Fazliu🇽🇰, nënkampione🥈 e Evropës U21💪

Xhudistja jonë fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63…

Posted by Kosovo Olympic Committee on Thursday, November 5, 2020