Duke qenë 29 Prilli që nihet si Dita Botërore e Vallëzimit, këngëtarja shkupjane, Laura Krliu është përshtatur më së shumti në këtë dite ku ka folur për vitet që ajo pas dashurisë së parë muzikës ka pasion të madh për vallëzimin, ku siç tregoi në programin “Me 21-IN” në Radio 21, ky pasion ka lindur rastësisht para disa vjetësh teksa ishte e ftuar në një club kërcimi në Shkup.

Laura kur është pyetur nga moderatori se nëse muzikën e ka të trashëguar nga babai, po vallëzimin? “Muzikën nga babai im e vallëzimin talent nga Zoti”, ka thënë duke qeshur këngëtarja.

Më pas ajo ka treguar se ka më shumë se një vit që ka hapur kursin e saj për kërcim e mezi pret që pas ardhjes së verës të ketë më shumë mundësi të paktën në hapësirë për shkak të pandemisë të ketë evente kërcimi. Ajo ka treguar se shumë shpejt do të mbahet në Durrës “Albania Festival Latin”, ndërsa ka projekte muzikore të finalizuara e ato do të kenë brenda dhe muzikë që kërcehet e performanca të bukura.

“Nata e fundit” ka qenë projekti i saj më i fundit ku Laura përveç zërit shfaqi edhe këtë talent të fshehur duke kërcyer e ku u vlerësus mjaft edhe në këtë aspekt./21Media