Sopranoja shqiptare, Marigona Qerkezi, e cila dita ditës po pushton skenat operistike botërore, është lavdëruar nga revista prestigjioze, L’Opera – International Magazine, revistë kjo e specializuar në artin e Operës.

“Marigona Qerkezi është një Adina me një teknikë të pasur me sensibilitet dhe zemër, në portretizim të një vajze në kërkim të diçkaje që do të shëndrrohet në dashuri. Vokal me një sensibilitet të jashtëzakonshëm..” – shkruan Livio Costarella i revistës prestigjioze.