Lavrov do të vizitojë Turqinë në fillim të prillit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, do të bëjë një vizitë dy-ditore në Turqi më 6-7 prill, raportoi të enjten “Daily Sabah”.

Gjatë këtij takim, pala turke dhe ajo ruse do të diskutojnë për tregtinë, energjinë dhe marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për konfliktin në Siri, luftën ruse në Ukrainë dhe çështjen e Karabakut.

Rusia kohët e fundit shtyu një bisedë katërpalëshe që do të sillte zyrtarë nga Turqia, Siria dhe Irani në Moskë.

Turqia ndjek lidhje të ngushta me Rusinë ndërsa kërkon të ndërmjetësojë një zgjidhje për konfliktin me Ukrainën.

Ky shteti gjithashtu përpiqet të balancojë lidhjet me Kremlinin dhe Perëndimin, i cili po kundërshton gjithnjë e më shumë Moskën teksa konflikti në Ukrainë përshkallëzohet./21Media

Back to top button