Lazio 13 nentorin e këtij viti do ta shënojë si një ditë të veçantë në historinë e saj.

Presidenti, Claudio Lotito ka prezantuar sot avionin privat që është bërë pronë e klubit nga Roma.

Lazio për herë të parë në histori ka blerë aeroplan që do të ketë mbishkrimin zyrtar “S.S LAZIO”.

“Transportuesi ynë zyrtar, do të na shoqërojë në qiellin e Italisë dhe të botës” shkruhet ndër të tjera në komunikatën e klubit.

Kujtojmë se,  në verë Lazio bëri transferimin e Vedat Muriqit që erdhi nga Fenerbahçe.