Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka treguar një formë fantastike sezonin që lamë pas, duke ngjallur interesim për shumë skuadra të famshme evropiane.

Klubi nga Italia, Lazio, ka bërë një ofertë zyrtare për 26 vjeçarin i cili është pjesë e skuadrës Fenerbahçe në superligën turke.

Italianët kanë ofruar 18 milionë euro për sulmuesin, i cili ka pasur 36 paraqitje për Fenerbahçen sezonin e kaluar, duke shënuar 17 gola.

Përpos tij Lazio janë në kërkim të sulmuesit Borja Mayoral dhe mesfushorit David Silva, mirëpo Igli Tare kërkon Muriqin për ta përgatitur skuadrën për Ligën e Kampionëve./21Media