Lazio së fundmi ka interesim për sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqin dhe mbrojtësin e Standard Liege, Mergim Vojvodën.

Gazeta dello Sport, shkruan se Lazio ka një interes për Muriqin dhe po e konsiderojnë atë si një alternative për Luis Suarez të Real Zaragoza.

Muriqi pjesë e Fenerbahces u bë verën e kaluar dhe kishte shënuar 13 gola të ligës në 25 ndeshje.

Gjithashtu intersim ka edhe për Mërgim Vojvodën, nëse Marusic vendos të kalojë te PSG.

Vojvoda ka katër asistime në 30 ndeshje me Standard këtë sezon, dhe mund të transferohet për 7 milionë euro. /21Media