Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me presidentin e Veronës, Maurizio Setti si dhe me drejtorin sportiv Tony D’Amico.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se ky takim ka zgjatur katër orë, teksa Lazio ka bërë edhe ofertën zyrtare për Marash Kumbullën.

Biancocelestët kanë ofruar 26 milionë euro plus një milionë tjetër në formë bonusesh për mbrojtësin shqiptar.

Marrëveshja mes dy skuadrave duket afër dhe Lazio pritet ta fitojë garën me Juventusin e Interin për reprezentuesin shqiptar.