Lazio ‘shkatërron’ Milanin

Ka përfunduar derbi italian mes Lazios dhe Milanit, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota duke e shkatërruar kampionin e Serie A.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico”, Lazio e ka mposhtur Milanin me rezultat të thellë 4:0.
Lazio krijoi epërsi prej dy golave në pjesën e parë, falë golave nga Milinkovic-Savic (minuta e 4’) dhe Mattia Zaccagni (minuta e 38’), ndërsa paraqitjen fantastike e vazhdoi edhe në pjesën e dytë.
Luis Alberto shënoi nga pika e bardhë për ta thelluar epërsinë e Lazios në 3:0, kurse golin e fundit të ndeshjes e shënoi Felipe Anderson, i cili vulosi fitoren e vendasve me shifrat 4:0 në minutën e 75’.
Me pikët e reja, Lazio ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vendin e tretë, një pikë më pak se Milani që zë vendin e dytë me 38 pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 4:0 në favor të Lazios.

Back to top button