LDK dënon dhunën në Kuvend: Vëmendja të kthehet në veri dhe në luftimin e krimit

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje, ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë “mbi skandalet e fundit të partisë në pushtet”.

LDK-ja tha se dënon edhe njëherë pamjet e shëmtuara të dhunës në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe se refuzon dhunën si mjet.

“LDK vlerëson se vëmendja duhet të kthehet në normalizimin e situatës në veri dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit. LDK kërkon përgjegjësi politike për skandalin e publikuar të përgjimeve ku pushteti dhe eksponentë të lartë të tij kanë komunikuar me kriminel që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe tendencat e tyre për ndërhyrje në procesin e drejtësisë si dhe përgjegjësi lidhur me arrestimet e njerëzve të pushtetit të dyshuar për korrupsion”, thuhet në komunikatën e partisë opozitare.

“Nga të gjitha skandalet e partisë në pushtet qytetarët janë harruar, prandaj është jetike që vëmendja e institucioneve të Kosovës të kthehet tek sfidat e tyre të përditshme”, thuhet tutje në reagim. /21Media

Back to top button