Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa thotë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore.

Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi në kryesi sot kanë biseduar për zgjedhjet e reja, ndërsa nesër tha se kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe.

”Të nderuar veprimtarë të LDK-së. Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.
LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh”, shkroi Mustafa në Facebook.

Sot pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së Mustafa paralajmëroi mundësinë që javën e ardhshme ta bëjnë publik kandidatin për kryeministër./21Media