LDK e VV bëhen bashkë në Junik

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik, Ruzhdi Shehu sot ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në këtë komunë me Lëvizjen Vetëvendosje në garën e balotazhit më 14 nëntor.

“LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës. Ky moment është historik për Junikun sepse fitorja jonë me 14 nëntor dhe ndryshimi pas 12 viteve në Junik është i pandalshëm. Të bashkuar me Vetëvendosjen në Junik, tanimë kemi shumicën e anëtarëve në Kuvendin Komunal të Junikut (9 nga 15 ose 60% e ulëseve në Kuvendin e Junikut). Padyshim që do të kemi edhe përkrahjen e nevojshme nga Qeveria e Kosovës për të realizuar projektet tona zhvillimore për Junikun. Kur kësaj i shtojmë edhe mbështetjen pa rezervë që kemi nga mërgata e Junikut, nuk mbetet asnë dilemë se me 14 nëntor do të konfirmohet fitorja jonë në Komunën e Junikut”, ka shkruar Shehu në Facebook.
Ndërkaq, Shehu do ta zhvillojë garën e balotazhit kundër kryetarit aktual dhe kandidatit të AAK-së, Agron Kuçit./21Media
Back to top button