LDK injoron presidentin

LDK nuk merr pjesë në takimin e presidentit me krerët e partive

Ka filluar takimi konsultativ i Presidentit Hashim Thaçit me partitë politike për datën e zgjedhjeve.

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike përveç LDK-së iu kanë përgjigjur ftesës së presidentit, Hashim Thaçi për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ky takim ka ardhur pasi që dje Qeveria që udhëhiqej nga Isa Mustafa është rrëzuar me anë të një mocioni të mosbesimit iniciuar nga opozita.

Në takim me Thaçin po marrin pjesë përfaqësues të AAK, Nismës, Vetëvendosjes, AKR, Listës Serbe.

Back to top button