Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, tha se kërkesën për seancën për votimin e Qeverisë do ta bëjnë pas publikimit të Aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja për mandatarin.

Tutje Gashi në konferencën për media tregoi se ka pasur takim konsultativ me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila, sipas tij, do të respektojë vendimin e Kushtetueses.

Ai tha se konsultime kanë pasur me partneret e koalicionit, por nuk i kanë caktuar emrat e ministrave të LDK-së./21Media