LDK-ja me mbledhje urgjente

Pas dështimit të mbledhjes, LDK mbledhi anëtarët e partisë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është mbledhur urgjentisht pas dështimit për të proceduar në Kuvend marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe kreu i këtij subjekti, njëherësh kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Ministrat e LDK-së kanë lëshuar sot mbledhjen e Qeverisë, gjysmë ore pas fillimit pasi në të nuk ishin paraqitur as kryeministri Mustafa dhe as minstrat nga radhët e PDK-së.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Arban Abrashi ka deklaruar për media se mbledhja e Qeverisë ëshë shtyrë për të mërkurën.

Back to top button