LDK-ja nesër i çon në polici dëshmitë për skandalin e KEDS-it me njehsorët elektrikë

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet nesër Policisë lidhur me dyshimet për manipulime në njehsorët elektrikë.

Në njoftimin e LDK’së thuhet se anëtari i kësaj partie, Visar Azemi, do t’i dorëzojë “të gjitha dëshmitë”.

“Nesër (e martë), më datë 7 prill, në orën 09:00, anëtari i LDK-së, Visar Azemi i dorëzon në Polici të gjitha dëshmitë lidhur me skandalin me njehsorët elektrikë.”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Pas dyshimeve të ngritura, Ministria ka formuar Komision për verifikim.

Pas nisjes së verifikimit, disa njëhsorë janë tërhequr nga funksioni për pasaktësi.

Back to top button