Hoti: Nuk ka nevojë për tryezë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara

Hoti: Nuk ka nevojë për tryezë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka refuzuar kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për pjesëmarrje në tryezën lidhur me pandeminë COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se “nuk ka nevojë për tryezë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara, e rrjedhimisht nuk mund të marrë kurrfarë zotimesh, dhe që dy herë radhazi e shkel kushtetutën”.

“Masat për kufizim të lëvizjes janë marrë pa u konsultuar me askënd. Sa unë isha në qeveri, personalisht i pata kërkuar të mos e nënshkruante atë vendim, sepse kishim dyshime për shkelje kushtetuese. Edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ky ndërmori masa në kundërshtim me atë aktgjykim si dhe masa për mbështetje për biznese prapë pa konsultim me askënd”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka shkruar se duhet të themelohet sa më parë një Qeveri e re që nuk e shkel kushtetutën./21Media

Vleresoj se nuk ka nevoje per tryeze politike me nje qeveri qe i ka ditet e numeruara, e rrjedhimisht nuk mund te marre…

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, 18 April 2020