Komente për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel

Komente për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel

Tri partitë kryesore opozitare komentuan vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel. Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se kryeministri Albin Kurti, e ka rinisur dialogun pa vendosur reciprocitetin me Serbinë dhe pa një strategji. LDK kërkoi kundërshtim e dokumentacionit “non paper” me arsyetimin se e rrezikohet kushtetutshmëria e Kosovës. AAK, ndërkaq, vlerëson se institucionet e vendit nuk duhet të hyjnë në analizën e “non paper” derisa nuk ka diçka të qartë nga BE-ja./21Media