Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sonte deklaroi se se i përket çështjes së dialogut me Serbinë kanë dhënë qëndrimin e tyre që nuk do të ketë dialog sa i përket çështjes së kufijve.

Mustafa sonte në “Argument Plus” të RTV21 tha se nuk shkojnë të dialogojnë nëse Brukseli pret që mund të diskutohet çështja e kufijve dhe çështja e shkëmbimit të territoreve.

“Unë si kryetar i LDK-së nesër do të insistojë që në moment që dikush në Bruksel e hap çështjen e dialogut të kufijve osetë shkëmbimit të territoreve, që LDK-ja të mos jetë atje.”, tha Mustafa ndër të tjera.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 06 maj e ka komentuar deklaratën e ndërmjetësimit të dialogut Kosovës Serbi, Josep Borrell, i cili nuk e ka përjashtuar shkëmbimin e territorit midis dy shteteve. Qeveria ka theksuar se dialogu duhet të jetë parimor dhe se  nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog dhe dialog me harta./21Media

#ArgumentPlus #Mustafa-Nuk shkojmë të dialogojmë nëse #Brukseli pret që mund të diskutohet çështja e kufijve

#ArgumentPlus #Mustafa-Nuk shkojmë të dialogojmë nëse #Brukseli pret që mund të diskutohet çështja e kufijve

Gepostet von RTV21 am Freitag, 8. Mai 2020