“LDK nuk ka qëndrim refuzues ndaj Vjosa Osmanit”, thotë Abdixhiku

(Lajm i përditësuar)

LDK nuk ka qëndrim refuzues ndaj Vjosa Osmanit, thotë Abdixhiku

Kryetari i LDK Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka pasur qëndrim refuzues ndaj presidentes Osmani në në veçanti me këtë proces.

“Këto janë çështje të pavarura të presidentes Osmani. Për këtë vendos qartë presidentja Osmani. Këto çështje diskutohen në një të ardhme të afërt. LDK nuk ka pasur qëndrim refuzues ndaj zonjës Osmani edhe për këtë proces”, deklaroi Abdixhiku.


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, LDK ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të arritur një marrëveshje politike, por nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme.

Në një konferencë për media, Abdixhiku tha se partia e tij ka punuar për gjetjen e një zgjidhjejemirëpo mungesa e votave të mjaftueshme ka bërë që situata politike të mbetet e paqartë.

Sipas tij, kjo seancë është partiake.

Sipas tij, në këto rrethana, Kosova po futet në një proces të ri zgjedhor.

“Në vazhdimësi kemi bërë përpjekje për të arritur një marrëveshje. LDK nuk ka pasur fuqinë për t’i siguruar votat e nevojshme. Si rezultat, Kosova mund të futet në një proces të ri zgjedhor,” deklaroi Abdixhiku./21Media

Back to top button