LDK premton çmime të përballueshme të energjisë dhe ”ndalimin e mafisë energjetike”

(Lajm i përditësuar)

LDK premton çmime të përballueshme të energjisë dhe ”ndalimin e mafisë energjetike”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi në “Click” të RTV21 ka theksuar angazhimin e partisë së tij për sigurimin e çmimeve të përballueshme të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.

Rukiqi tutje u shpreh se kjo do të realizohet me largimin e “mafisë energjetike” për çka tha se kjo ishte arsyeja për çmimet e larta të energjisë që iu fatuaruan qytetarëve.

”Cmimet e energjisë do të jenë të përballueshme ne do të sigurohemi që këtu nuk do të ketë monoploe të mafisë energjetike”, tha Rukiqi.

Rukiqi: Do t’i shfrytëzojmë të gjitha parat, por jo me tendera për njerëz të afërm

Kandidati i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se LDK-ja do të jetë pranë bizneseve të sektorit privat.

Rukiqi tutje tha se LDK-ja do i kthej investimet kapitale që janë mjaft të rëndësishëm për ekonomin e vendit.

”Sektori privat kërkon që shteti mos të jetë akter në bërjen biznes, ne do ta largojmë dhe këtë do ta bëjmë duke zbatuar ligjet si duhet dhe duke u siguruar që secili të jetë i barabartë. Do të sigurojmë financa për bizneset, sepse sot kriza e likuditetit pamundësia me i kry pagesat e ndryshme dhe pamundësia me i vazhdu investimet e tyre janë jetike për bizneset. Ne do ia kthejmë vendit investimet kapitale që janë të rëndësishme  e rritjes ekonomike të vendit. Ne do t’i shfrytzojmë të gjitha paret që janë të parapara por jo me tendera me njerëzit e afërt jo me tender sekret por, me procedura të hapura”, tha Rukiqi.

Rukiqi: 150 euro pensioni më i ulët, nuk do u japim lëmoshë pensionistëve

Kandidati i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se me LDK-në në qeverisje, nuk do të ketë lëmoshe për pensionistët. Ai tha se pensioni më i ultë do të jetë 150 euro.

”150 euro pensionistëve nuk do të ju shkojmë me premtime të parealizueshme, nuk do të ju dhurojmë lëmosh, 150 euro do të jetë pensioni më i ultë. Pastaj dallon sipas kategorive”, tha Rukiqi.

Back to top button