Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se  pas paralajmërimit të dorëheqjes së Kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj.

Bëhet e ditur se mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023.

“Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji. Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues. “, thuhet në njoftim

Po ashtu LDK zotohet se procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së. , dhe se Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së.

Isa Mustafa ka dhënë dorëqheqje nga posti i kryetarit të LDK-së , pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ku LDK doli partia e tretë./21Media