LDK: Shkarkimi i Valdete Dakës është i papranueshëm

 
 
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar për shkarkimin e Valdete Dakës nga detyra e kryetares së KQZ-së, nga presidentja Vjosa Osmani.
LDK vendimin për ndërpreje të mandatit të kryesueses së KQZ-së, në prag të zgjedhjeve lokale, e konsideron si të pabazuar dhe me argumente të paqëndrueshme si dhe  sipas vlerësimeve të përgjithshme, këtë detyrë Daka e ka ushtruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale.
”Puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, vendimin e sotëm e shohim si goditje të rëndë ndaj një institucioni të pavarur kushtetues me performancë të mirë”.
Mes tjerash thuhet se një vendim i tillë është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë e vendit.
”Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, në prag të të cilave është Kosova. KQZ-ja, në këtë periudhë përgatitore ka pasur nevojë për stabilitet institucional. Ky stabilitet është cenuar. Prandaj, si i tillë, vendimi i sotëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë në vendin tonë”./21Media

Back to top button