Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas protestës së VV-së për të larguar nga salla plenare zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj.

Gashi në një konferencë për media tha se Kuvendi u sulmua verbalisht dhe me zhurmat e LVV për të penguar ushtrimin e detyrës së zëvendëskryeministrit.

Ai tha se Institucionet e Kosovës dhe Kuvendi është përfaqësim i popullit, askush në mënyrë të një-anshme nuk mund të pengojën punën e tij. Nëse VV vlerëson se Qeveria nuk duhet të jetë kjo, nëse kanë vërejtje për anëtarët e Qeverisë, Kushtetuta parasheh mekanizma të veprimit. Qoftë edhe duke përdorur mekanizmin e mocionit të mosbesimit, duke theksuar se sjellja e tyre është e papranueshme dhe e dënueshme, shkruan rtv21.tv.

Gashi tutje kritikoi punën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci duke thënë se ajo duhet t’i krijojë kushtet për mbajtjen e seancës.

“Kuvendi po kapet peng nga drejtuesja e Kuvendit dhe anëtarët e kuvendit nga radhët e VV-së. Drejtuesja e Kuvendit është e detyruar të garantojë kushte që secili deputet të përfaqësoj politikën e tij, të marrë vendime dhe të votojë”, tha Gashi.

Ai shtoi se Selmanaj do të jetë i pranishëm në secilën seancë kur ka punë në pikat e rëndit të ditës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar për të dal jashtë nga salla plenare zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. “Jashtë, jashtë, jashtë”, dëgjoheshin zhurmat e deputetëve opozitar./21Media