Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi, ka thënë se po punojnë që të konsolidojë votat që kishte marrë në zgjedhjet e fundit dhe të ketë rritje të tyre.

Ai tutje në një prononcim për media ka kundërshtuar sondazhet e fundit të publikuara të cilat e nxjerrin LDK-në parti të tretë me pak përqindje. Sipas tij, sondazhet reale e vendosin partinë shumë më mirë.

Abrashi u shpreh se në mbledhjen e sotme të kryesisë është diskutuar për kritere, por jo edhe për emra./21Media