LDK: Të papranueshme këto akte terroriste
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dënuar fuqishëm sulmet në veri të vendit.
Në reagimin e LDK-së thuhet se “këto akte terroriste janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë në vendin tonë”.
“I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërmarrin masa urgjente për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtyre veprimeve kriminale. Po ashtu, kërkojmë një koordinim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të garantuar që këto sulme të mos përsëriten dhe të ruhet rendi dhe qetësia publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së.