LDK do të votojë kundër mocionit

Gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet mocioni i  mosbesimit i ngritur nga opozita

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se ngritja e mocionit është kushtetuese. Mirëpo ai tha se partia e LDK-së nuk do ta përkrah mocionin.

“Duke i marrë parasyshë faktet që i tha kryeministri i cili është një kryeministër koalicioni. Ne vlerësojmë se qëveria e udhëhequr nga Mustafa ka qenë qeveria më e suksesshme.
Janë bo punë të mdhaja, e vertetë ka pasë ngecje në mos sundim ka edhe më shumë sundim të ligjit. Mirëpo ka pasë zhvillim ekonomik”, tha Beqiri në fjalën e rastit në seancen plenare që po mbahet.

Ai theksoi se grup parlamentar e ka të qartë se ky kuvend i ka opozitë 30 deputetë  dhe disa deputet të pavarur dhe sipas tij kaq është fuqia opozitarë në këtë kuvend. “Ky mocion është ngritur mbi të dhënat të pa vërtëta dhe të paqëndrueshme. Kur flasim për sukseset i kemi të përbashkëta por edhe dështimët është dashur. Ne votojmë kundër këtij mocioni” u shpreh kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së./21Media

 

Back to top button