Pas gati 50 vjet në zyrë publike dhe një jete të tërë ambicje presidenciale, Joe Biden u bë presiden i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gazeta prestigjioze franceze “Le Figaro” ka përzgjedhur një fotografi interesante për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale, demokratit Joe Biden.

“Le Figaro” ka përdorur një fotografi e cila mban mbishkrimin në gjuhën angleze e që në shqip do të thotë “Urime Z. President, nga Kosova me dashuri”.

Demokrati Biden dje është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një gare të ashpër me republikanin, Donald Trump./21Media