Reperët Ledri Vula dhe Majk, kanë publikuar projektin e tyre më të ri, të titulluar “Marr”.

Ky projekt ishte paralajmëruar nga dyshja kohë më parë, ndërkohë i kanë bashkangjitur edhe videoklipin i cili është mjaft veror.

Teksti është shkruar nga Ledri dhe Majk, si dhe projekti është realizuar në studiot e Big Deal Records.

Projekti i fundit nga Ledri është “Don mo”, ndërsa nga Majk “Para Para“, që të dyja hite të padiskutueshme./21Media