Reperi i njohur, Ledri Vula dhe futbollisti i njohur, Milot Rashica kanë raporte të mira shoqërore, madje ata kalojnë kohë të mirë së bashku tashmë edhe me familjet e tyre.

Një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, dyshja shihen të lumtur teksa po shëtisnin me të vegjëlit e tyre.

Kujtojmë se, vitin që e lamë pas reperi i njohur, Ledri Vula u bë baba i një vajze për herë të parë. Fatin e Ledrit e pati edhe futbollisti i njohur, Milot Rashica i cili u bekua me një djalë./21Media