Më 14 dhjetor reperi i mirënjohur, Ledri Vula u bë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, sollën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin, Poem Blu, shkruan rtv21.tv

Pas marrjes së epitetit baba, Ledri pranoi urime të shumta nga fansat dhe miqtë e tij, njëherit artistët e estradës.

Përmes një fotografie të publikuar në Instastory, reperi sot falënderoi të gjithë ata që me fjalë të mira këto ditë të veçanta i qëndruan afër atij dhe Sarës.

Kujtojmë se, Ledri ka publikuar në muajin tetor projektin e veçantë “Si baba”, të cilin ia ka dedikuar vajzës së tij./21Media