Publikohet letra e vogëlushes

Publikohet letra e vogëlushes

Tani kur jemi në prag të festave të fundvitit, një vogëlushe përmes një letre, nga Babadimri kërkoi një dëshirë, të takohet me artistin e njohur Ledri Vulën.

Kjo dëshirë vogëlushes iu plotësuas pasi që reperi e takoi nga afër vajzën dhe publikoi në rrjete sociale letrën e saj drejtuar Babadimrit.

Fëmijë bëhuni të mirë. Të gjitha dëshirat do t’iu plotësohen” ka porositur Ledri në rrjetet sociale.


Ledri Vula që nga fillimi i karrierës arriti që të pëlqehet shumë thuajse nga të gjitha moshat. Vitin që po e lëmë pas, Ledri publikoi projekte të ndryshme si solo ashtu edhe bashkëpunime. Por artisti vitin 2019 po e permbyll me një sukses tjetër ai këtë muaj bashkë me shokun e klases hapën një lokal, i cili quhet “Frix”, në të cilin do të shërbehen ushqime të ndryshme, të traditës holandeze të përgatitjes së patates, por edhe ushqimeve tjera për herë të parë në Kosovë. /21Media