Reperi Ledri Vula , i cili po përjeton ditët më të bukura të jetës pasi është në pritje për t’u bërë baba për herë të parë, nesër do ta publikojë këngën e tij të re, shkruan portali rtv21.tv

Artisti i talentuar i cili gjatë karrerës së tij thuri vargje për tematika të ndryshme, kësaj radhe do të  lansojë një këngë që në bazë të detajeve të zbuluara deri më tani i dedikohet vajzës së tij që po vjen në jetë. Projekti i veçantë i reperit mban titullin “Si baba”.

Ledri sot në Instagram ka publikuar një imazh të bukur me partnerën e tij shtatzënë, Sarën përmes së cilit paralajmëron se kënga do të publikohet më 10 tetor në orën 20:00.

 

View this post on Instagram

 

neser 20:00

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Në bazë të fotografisë lë të kuptohet se edhe Sara mund të jetë pjesë e klipit, megjithatë një gjë e tillë pritet të vërtetohet nesër kur edhe do të dalë kënga, që padyshim fansat mezi presin ta dëgjojnë ashtu si Ledri që “po vdes” për t’u takuar sa më shpejt me vogëlushen e tij./21Media

 

View this post on Instagram

 

jom ka des syt me ti pa

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on