Familja e reperit të njohur, Ledri Vulës së shpejti do të bëhet me një anëtar të ri.

Ledri ka vendosur t’i kushtojë një këngë bijës së tij që pritet të vijë së shpejti në jetë, shkruan rtv21.tv.

Kënga titullohet “Si baba”, e cila pritet të publikohet më 10 tetor në ora 20:00.

Këtë e ka konfirmuar edhe kanali “AVDdigital”. “10.10, 20:00 🕗, Ledri Vula – Si baba”, thuhet në postimin e tyre duke ia bashkangjitur edhe një fotografi të ultrazërit.

Ledri së bashku me të dashurën Sarën po kalojnë ditët më bukura të lidhjes së tyre./21Media