Një emision që do t'ju argëtojë këtë vikend

Një emision që do t’ju argëtojë këtë vikend

Në këtë kohë kur të gjithë po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, si masë mbrojtëse kundër koronavirusit, natyrisht që gatimi është bërë puna më e pëlqyer për shumë qytetarë.

Kur flitet për gatimin mendja e të gjithëve menjëherë shkon në emisionin më të shikuar në vend “Diçka po Zihet”, i cili çdo javë për shikuesit e RTV21 sjellë receta të ndryshme të gatuara nga artistët dhe fytyra tjera të njohura publike.

Dy javë resht, autorja e emisionit, Xheraldina Vula argëtoi shikuesit besnik me emisione të cilat i realizoi me telefona të mençur në ambientet e shtëpisë së saj dhe lidhje direkte me mysafirë.

Këtë javë, në shtëpinë e Xheraldinës, si rrallë herë do të gatuhet nga vetë djali i saj, reperi i njohur, Ledri Vula.

Ledri zbulon se si po kalon kohën në këto ditë izolimi, recetën e tij të preferuar dhe mësimet që mori nga qëndrimi në izolim.

Emisioni “Dicka po Zihet” transmetohet të dielën në orën 11:00, dhe repriza në orën 19:00./21Media